DW: Boris Johnsonin e transferuan në pavionin e reanimacionit

Kryesore Rajon/Botë Sociale

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar për kryeministrin e saj: shëndeti i 55-vjeçarit të infektuar me virusin Corona duket se është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

    

Boris Johnson u transferua në pavionin e reanimacionit në Spitalin St Thomas pas këshillës së mjekëve të tij, tha qeveria në Londër. Ishte një masë paraprake, për rastin nëse kryeministri Britanik do të kishte nevojë për frymëmarrje artificiale.

Kjo nuk ka ndodhur ende, i tha të martën ministri i kabinetit Michael Gove radios LBC. “Kryeministrit i kanë dhënë oksigjen dhe ai është nën mbikqyrje të rreptë”, tha Glove, të cilin e citon Reuters.

Johnsoni është i ndërgjegjshëm. Megjithatë kreu i qeverisë i kërkoi Ministrit të Jashtëm Dominic Raab që “ta përfaqësojë aty ku është e nevojshme”, bëri të ditur zyra e tij.

“Kryeministri është në duar të shkëlqyera dhe falënderon të gjithë punonjësit e (shërbimit shëndetësor) NHS për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur,” u bë e ditur.

Bildergalerie der Reise Lonely Places (picture-alliance/Photoshot)

55-vjeçarin e sollën në spital të dielën – “për disa teste të zakonshme”, u tha në fillim. Gjatë së hënës, gjendja e tij u përkeqësua.

Mungesa kronike financimi

Johnson e bëri publik infektimin e tij me patogjenin COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht, ai vazhdoi të punonte në izolim në selinë e qeverisë në Downing Street në Londër. Në mesazhet e tij me video për pandeminë e koronavirusit, ai ishte optimist, por ai tashmë dukej i rënë nga fuqitë dhe kishte humbur dukshëm peshë. Sipas një zëdhënësi, ai vuante nga temperatura e lartë dhe kolla, simptomat nuk ndryshonin.

Në fillim të marsit, Johnsoni ende mburrej se kishte shtrënguar duart në një spital, përfshirë edhe pacientëve me COVID-19. Ai do të vazhdonte ta bënte këtë, tha ai në atë kohë.

Qeveria britanike është nën presion të madh në luftën kundër pandemisë: një kurs i pavendosur harxhoi kohë të vlefshme në kontrollin e shpërthimit të pandemisë. Për më tepër, nuk ka teste të mjaftueshme, pajisje mbrojtëse dhe aparate respiratorë në shërbimin shëndetësor britanik NHS, të nënfinancuar në mënyrë kronike. Klinikat e para madje raportuan mungesë të oksigjenit për frymëmarrjen.

Share: