Ja momenti kur Edi Paloka spërkat me bojë Kryeministrin Edi Rama

Aktualitet Kryesore Politikë

Kjo seancë parlamentare ka nisur me tensione, ku nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka ka gjuajtur me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.

Ky reagim i Palokës ka ardhur menjëherë pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës, ku i kërkoi falje kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë i cili ndodhet i pranishëm në seancë, për sjelljen e këtij të fundit, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, i është drejtuar Gramoz Ruçi Edi Palokës.

rama boje kuvend5

“I dashur miku ynë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ku kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por ju siguroj se fëmiu që sapo foli jo nuk i mendon ato që thotë po thjesht nuk di se çfarë thotë, edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama pas fjalës së Bshës.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci, ka ndërprerë sërish seancën plenare, pasi nënkryetari i Kuvendit, demokrati Edi Paloka nuk ka pranuar të lërë sallën, pas vendimit të Rucit për përjashtimin e tij nga punimet.rama boje kuvend6

Në fotot e shkrepura nga LSA shikohet kryetari i qeverisë dhe momenti kur Nënkryetari i Parlamentit ka hedhur në drejtimin e tij bojë stilolapsi. Në fotot nuk dallohet qartë nëse Paloka ka përdorur një stilograf apo një shiringë për të spërkatur bojën ndaj Ramës.
rama boje kuvendrama boje kuvend1cdc498e5-dd65-487d-bb8d-1eb1ebcf2798

cdc498e5-dd65-487d-bb8d-1eb1ebcf2798

Share: