Facebook po shkon drejt teknologjisë së përdorimit të pajisjeve elektronike me mendje. Gjiganti teknologjik ka blerë “CTRL-Labs”, një kompani që mundëson ndërveprimin mes njeriut dhe smartfonëve vetëm me anë të valëve të lëshuara nga truri që përthithen nga një byzylyk.
Njoftimi erdhi nga zëvendëspresidenti i Facebook, Andrew Bosworth, i cili thotë se ky zhvillim do të jetë një zgjatim i lëvizjes. Ai nënvizon se rrjeti social më i përdorur në botë synon të shfrytëzojë impulset e trurit tone për t’i transformuar në komanda për pajisjet elektronike.
“Byzylyku i konverton këto impulse në një sinjal dixhital që e transmeton në telefon apo kompjuter. Me anë të tij mund të shpërndajmë fotografi me një mik, vetëm me anë të një veprimi me dorë ose thjeshtë duke e menduar”, tha Andreë Bosworth, zv/president i Facebook.
Kompania është themeluar në Nju Jork nga shkencëtari neurolog, Thomas Reardon, krijues i Internet Explorer për Microsoft. Tashmë ajo do të jetë pjesë e Laboratorëve Specialë të Facebook, një divizion i dedikuar për kërkimet lidhur me realitetin virtual.