Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar detaje mbi rastin e 61-vjeçarit, i cili u deklarua i vdekur fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas tij, 61-vjeçari nga Tirana ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët nuk u dorëzuan duke e kthyer në jetë teksa shtoi se është në gjendje të rëndë.
“Situata është dinamike, sa i përket rasteve të reja, ndjekjes së pacientëve të prekur, kemi më shumë se 40 të shtruar me problematika të ndryshme. Njëri nga rastet ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët reanimatorë e kthyen në jetë, vijon të jetë rëndë. Në këtë lloj situate të rasteve të shtuara këmbëngul t’ju them qytetarëve të jenë të duruar, të qendrojnë në shtëpi”,- tha shkurt ai.