Lista e gjërave që duhet të bëjmë (dhe të mos bëjmë), për të qenë të lirë e të lumtur

Shkencë & jetë Sociale

Angazhimet e përditshme, puna, afatet dhe orët e kaluara nga njëra anë e qytetit në tjetrën: kush është lodhur nga kjo jetë? Gjetja e kohës për veten tuaj dhe për gjërat që ju bëjnë të lumtur është e shenjtë. Dhe është gjithashtu arsyeja pse me letër dhe stilolaps në dorë, duhet të bëni një listë të gjërave për të bërë dhe atyre që nuk duhen bërë.

Gjëra që duhen bërë

Lexoni

Në vend që të kontrolloni rrjetet sociale, në kohën tuaj të lirë angazhohuni për të lexuar. Zhytuni në rrëfimet e autorëve tuaj të preferuar dhe të ëndërruar, qoftë edhe vetëm për gjysmë ore në ditë.

Flini

Shpesh shkaku i gjendjes shpirtërore dhe stresit është mungesa e gjumit. Fjetja mirë dhe për të paktën 8 orë në natë do të rigjenerojë mendjen dhe trupin tuaj.

Merruni me muzikë

Kalimi i kohës me muzikë është gjithmonë një gjë e mirë. Cili ishte instrumenti që keni përdorur kur ishit fëmijë? Nxirreni nga dollapi dhe argëtohuni duke krijuar këngë qoftë edhe me nota të stonuara.

Organizohuni

Gjëja më e mirë që mund të bëni kur koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme për ju, është të organizoni dhe planifikoni angazhime profesionale dhe personale. Mos harroni të lini një kohë të lirë për improvizime.

Gatuani

Gatimi, përzierja, dekorimi: të humburit në receta dhe përbërës mund të jenë vërtet argëtuese dhe relaksuese. Mundohuni të kaloni më shumë kohë në sobë, duke shmangur ushqimet e gatshme dhe gatuani për ata që doni.

Gjëra që nuk duhen bërë

Rrjetet sociale

Koha është një dhuratë e çmuar, mos e harxhoni aq shumë pas rrjeteve sociale. Për më tepër, njerëzit që ju duan mund dhe duhet t’ju takojnë live dhe të mos flisni pas një ekrani.

Pastrimi

Mbajeni shtëpinë të pastër dhe gjithmonë në rregull është një detyrë të vërtetë. Por nëse ndonjëherë shtëpia nuk shkëlqen, ky nuk është fundi i botës.

Takime

Më shumë se një detyrë, ky është vërtetë detyrim: organizoni darka, aperitivë dhe dreka me miqtë dhe familjen, të paktën një herë në javë.

Mos thoni gjithmonë po

Të thuash gjithmonë po, ndonjëherë mund të bëhet një dënim i vërtetë. Mësoni të keni përparësi të gjërave dhe të thoni jo kur situata e kërkon këtë.

 

Share: