Koronavirusi, lutja e Pashkëve, ceremonia fetare do të jetë online

Kulturë Sociale

Faqja zyrtare e Vatikanit njofton se për shkak të emergjencës aktuale shëndetësore ndërkombëtare, të gjitha liturgjitë e javës së shenjtë të Pashkëve do të mbahen pa praninë fizike të besimtarëve.

Gjatë meshës së të dielës, Papa Francesku iu dedikoi një mesazh të veçantë të gjithë të prekurve nga koronavirusi dhe atyre që duhet të jenë në ballë të kësaj beteje, mjekëve.

“ Këtë të dielë, të gjithë së bashku të lutemi për të sëmurët dhe për personat që vuajnë. Sot së bashku me ju dua të bëj një lutje të veçantë për të gjithë ata që punojnë në këto ditë të vështira që bëjnë të mundur funksionimin e shoqërisë”, u shpreh Ati i Shenjtë.

Share: