Vepra e Camajt në shtëpinë e Kadaresë

Aktualitet Kulturë

Shtëpia muze e Ismail Kadaresë në Tiranë nuk është thjesht një atrksion turistik për vendasit e tëhuajt. Në të njëjtën kohë, ajo është është kthyer edhe në një adresë të preferuar për zhvillimin e aktiviteteve të artistëve dhe shkrimtarëve.

Në javën kulturore kushtuar Martin Camajt, studiues, dashamirës dhe lexues organizuan një mbrëmje diskutimi mbi rëndësinë e veprave të tij në këtë shtëpi.

Martin Berisha, drejtor i Qendrës për hulumtime shkencore dhe studime shqiptare Albanica në Ljubjane i kërkoi të rinjve t’i kushtojnë më shumë vëmendje veprës të Camajt.

Ai tha: “Mbi të gjitha Martinin duhet ta studiojnë në disa pikëpamje. Qoftë nga antropologjia kulturore, letësia dhe literatura. Ai duhet sjellë, duhet futur në kurikulumet shkollore, por jo në mënyrë mekanike, natyrisht. Për Martinin sot në Shqipëri të gjithë flasin dhe sillen sikurse nuk dinë asgjë. Janë momentet e fundit që Martini, por jo vetëm, të sjellin letërsinë shqipe në vendin ku ata e meritojnë”.

Megjithëse Camaj u kujtua dhe për përmasën e vet letrare e njerëzore, fokus i diskutimeve u bë misioni për të hedhur më shumë dritë tek puna e tij si gjuhëtar e albanolog, si dhe nevoja për të sjellë në shqip korpusin e studimeve të tij gjuhësore.

Share: