Duket se kjo fundjavë do të sjellë sërish vranësira dhe reshje, kryesisht në zonat malore.
Sipas Meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillime të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore.
Gjatë natës së diel dhe mëngjesit të së hënës, do të vijojnë vranësirat dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit.
Mesdita e së hënës sjell përmirësimin e kushteve atmosferike në vend.
Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlera 35-36 gradë celsius, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, të paktën me 7 gradë celsius.