Rudina Hajdari: Ndryshimi i sistemit nuk është në fokus të tryezës së bisedimeve për Reformën zgjedhore, por nuk përjashtohet…

Aktualitet Politikë

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, që përfshin diskutimet për reformës Zgjedhore kryetarja e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari u shpreh se ndryshimi i sistemit nuk është në fokus të tryezës së bisedimeve për Reformën zgjedhore, po as nuk është përjashtuar.

 

Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se listat e hapura do çlironte energji positive për zgjedhjet e ardhshme.

Teksa foli për reformës zgjedhore, Hadari u shpreh se tyeza synon që produkti final të jetë I dakordësuar nga të gjithë.

“Produkti final duhet të jetë më gjithë përfshirës dhe të përfshijë aktorë politikë dhe ne nuk jemi kundër kësaj. Për ne është e rëndësishme që të arrihet një konsenus. Ndryshimi i sistemit nuk është përjashtuar nga tavolina dhe është një gjë për tu parë.

Fakti se ne duhet të kemi një produkt të dakordësuar nga të gjitha palët dhe e rëndësishme për ne është që kjo tryezë të mos kalojë si një marrëveshje nga ato që kemi pasur eksperienca të mëparshme.

Duhet të kemi lista të hapura. Mendoj se hapja e listave do ishte positive dhe do çlironte energji positive për zgjedhjeet e ardhshme. Tani e tutje ne do ta takohemi edhe ditë për ditë sepse duhet një punë shumë intensive”, tha Hajdari.

Share: