Përplasje në protestë, tentohet çarja e kordonit para Kuvendit. Lëndohet i riu-FOTO

Politikë

Mes fjalimeve e tensioneve, teksa hidhen tymuese e shashka drejt kordonit policor te vendosur para Kuvendit te Shqiperise, Policia e Shtetit ka perseritur thirrjen per ruajtjen e qetesise. Ashtu si edhe ne protesten e meparshme, policia i eshte drejtuar organizatorit Gazment Bardhi, te marre masa. Nderkohe qe ka pasur nje tjeter tenative per te care kordonin e policise.  

protesta kuvend

Protesta-lendohet-iriu

Ora 11: 40 Gjatë konfrontimeve me forcat e rendit një protestues ka mbetur i lënduar.

Gazetari i Panorama në terren raporton se i riu ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë në tokë. Nuk dihet se çfarë pësoi i riu, nëse është goditur gjatë përplasjes, por siç shihet nga fotot ai është shtrirë në tokë dhe disa qytetarë të tjerë i kanë hedhur ujë që të marrë veten.

Protesta-lendohet-iriu1

Thirrja e Policisë: 

Ju lutemi ruani qetësinë.

       Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë

      Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.

       Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i  tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen.

Ish-deputeti Balliu: “Jemi mbledhur kundër atij parlamenti që është kthyer në një parlament palaçosh. Parlamenti është këtu, është në Vlorë në Shkodër, në gjithë Shqipërinë. Ka 6 vite kjo qeveri që i nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie. Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike. Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir”.

Ora 10:45/ Pas grumbullimit te protestuesve para Kuvendit te Shqiperise, kane nisur fjalimet e opozitareve, ne podiumin e improvizuar. Here pas here hidhen shashka e tymuese nga ana e protestuesve, drejt policise.  

protest

Ish-deputeti Salianji

“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvasë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik.  Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të con te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik. Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por sit ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin Rama ik. A e keni parë si janë të tredhur për hallate prokurorët dhe nuk thërrasin asnjë ditë Edi Ramën, pavarësisht se Shqipëria është vjedhur dhe është zhvatur. A keni parë të shkojë në Prokurori, Damian Gjiknuri, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin. Në Prokurori shkojnë vetëm qytetarët”- tha Salianji, duke theksuar se kufirin e ka tejkaluar policia dhe jo protestuesit. “Ne nuk perdorim dhune, nese ne do te donim, e kapecenim ate gardh per 2 minuta, nuk ka gardh qe na ndal”- ka thene ai.

rama ik

Ish-deputete, kane bere thirrje per bashkimin e shqiptareve ne misionin e madh per largimin e nje qeverie te krimit qe nuk perfaqeson shqiptaret. 

“A ka me garanci sot me Ramen? Ai te ike nje ore e me pare, ai duhet shkulur me rrenje”- ka thene Silva Caka, ish-deputete e LSI-se. 

Ora 10:23/ Plagoset nje nga protestuesit e mbledhur sot para Kuvendit te Shqiperise me thirrje “Parlamenti i Krimit, Qeveri e korruptuar” dhe “Rama ik”. Ai eshte shfaqur me hunde te gjakosur, nderkohe qe protestes te tjere i kane dhene ndihmen e pare.

protestuesi

Ora 10: 22/ Mberrin ne proteste edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai eshte pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga protestuesit.

Ora 10:20/ Nderkohe qe kreu i PD-se, Lulzim Basha ndodhet mes protestuesve, turmes se madhe qe po proteson para Kuvendit i eshte bashkuar edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.

Ora 10:18/ Serish tensione gjate protestes se opozites para Kuvendit. Protestuesit tentojne te cajne kordonin policor, duke shtyre e hedhur edhe sende te forta. Nderkohe qe efektivet e policise duken teksa kane vendosur maskat kundergaz.

Ora 10:16/  Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka dale nga selia, duke iu bashkuar protestuesve, te cilet jane mbledhur tashme para godines se Parlamentit te Shqiperise.

basha proteste

Ora 10:00

Ka nisur me tensione protesta e sotme e opozites para Kuvendit te Shqiperise. Pas perplasjes se pare mes banoreve te Astirit dhe policise, nje numer protestuesish, perfshire edhe femra jane ndaluar nga policia ne zonen e pedonales.

“Kjo eshte dhune, e paprecedente, te dhunohen femrat, te vihet dore mbi grate eshte fundi”- ka thene ish deputetja e PD-se, Albana Vokshi.

Protestuesit kane therritur ne kor, “Sander Lleshi, dil te sheshi”.

Ora 10:11

Banorët e zonës së Astirit janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshëm.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e maxhorancës për të shkuar në parlament.

Situata është tensionuar në disa momente, por nuk ka patur akte dhune.

Ndërkohë që protestuesit kanë filluar të këndojnë këngë kundra kryeministrit.

“Hajde ta rrëzojmë Edin e Kristaqit. Na u mbush Shqipëria magazinë hashashi”, kanë kënduar në kor banorët e Unazës së re.

“Edvin, hajdut, kazan, legen”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.

balliu proteste

grate protestegrate proteste1grate proteste2grate proteste3grate proteste4protesta 28 mars1protesta 28 mars2protesta 28 mars3

Share: