Hahn mbështet të drejtën për protesta, por dënon dhunën

Aktualitet Politikë

Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerimi Johannes Hahn shprehu mbështetjen për të drejtën e protestës dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dënoi të gjitha format e dhunës si të papranueshme.

Duke folur pas një takimi me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, Hahn tha se të gjitha format e dhunës janë të papranueshme dhe Bashkimi Evropian është shumë i rreptë në lidhje me këtë.

Ka njerëz që duan që ne të detyrojmë vendosjen e sundimit të ligjit me idene se mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet duke përdorur forcën ushtarake”, u tha gazetarëve në Bruksel komisioneri  Hahn, duke shtuar se pikëpamja e BE për sundimin e ligjit është transparenca, demokracia dhe mbrojtja e gjyqësorit.

Sipas Hahn, rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhjet e lira dhe transparente.

Kjo është ajo që ne mbështesim, por besimi se ne duhet të arbitrojme, të themi se kush është i mirë dhe i keq, apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vije në pushtet nuk është aspak pikëpamja jonë”, deklaroi Johannes Han.

Share: