E rëndë në Shkodër/ Ekzekutohen me armë 2 vëllezër

Aktualitet Kronikë Kryesore

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Kiras.

Mësohet se bëhet fjalë për vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, siç mund t’i shihni edhe në foto.

Pas ngjarjes së rëndë është gjetur edhe një makinë e djegur në vendin e quajtur Livadhe, ashtu siç ka ndodhur edhe në ngjajre të tjera kriminale.

Policia e Shkodrës bën me dije se autorët që lëviznin me një “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.

Share: