Daçiq paralajmëron tërheqje të njohjeve tjera të Kosovës

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia e ka fuqizuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, me ç’rast ka paralajmëruar tërheqje të tjera të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, transmeton portali “Zëri.info”.

Duke folur për votimet e serishme gjatë këtij viti për pranim në UNESCO dhe Interpol, Daçiq ka deklaruar se Kosova nuk e ka shumicën për të hyrë lehtësisht në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

Përndryshe, para tre muajve Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, si kundërpërgjigje ndaj diplomacisë agresive të Serbisë, e cila lobonte vazhdimisht kundër pavarësisë së Kosovës. Kryediplomati serb mburret se Kosovës ia ka tërhequr më shumë se 10 njohje ndërkombëtare.

Derisa BE-ja dhe SHBA-të po kërkojnë që Kosova ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake si kusht për të vazhduar dialogu në Bruksel mes dy vendeve, Serbia nuk po ndalet në fushatën për çnjohjet e Kosovës.

Share: