Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër. Poet dhe prozator shqiptar i shquar i vite 1930, Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20. Për epokën ishte nje zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letěrsině shqipe të kohës ishte i madh. Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë përparimtare qe i ndjeshem në vitet kur shkroi. Një shtysë të posaçme mori përhapja e krijimtarisë së tij pas Luftës së Dyte Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
Të Bijtë e Shekullit të Ri
Na të bijtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e cuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…
Na të bijtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djers e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
Na të birte e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbrame
edhe fatlume
ditëm me thanë :
S’duem me humbe
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem, për hirë
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap këngën e trishtimit,
këngën monotone, pa shpirt, të skllavnis
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birte e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshe,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshe
dhe për fitore kem’ me ra fli.