Parashikimi i motit, dobësohen reshjet e shiut, ulen temperaturat

Shkencë & jetë Sociale

Ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të arrijnë:

në bregdet: 12 / 17 °C

në vendet e ulëta: 11 / 16 °C

në vendet malore: 6 / 13 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet mesatare deri e fortë.

75418269_1500989493388225_7443003956885716992_o.jpg

Share: