Horoskopi sot, e enjte, 14 nëntor 2019

Shkencë & jetë Sociale

Dashi
Kur dikush shfaq sjellje të papërshtatshme sot, ajo nuk duhet të tolerohet nga ju ose dikush tjetër. Bëhuni i pari që bën thirrje kundër fyerjes ose goditjes në pabesi. Pavarësisht nëse jeni duke mbrojtur dikë tjetër ose duke mbrojtur veten, përballuni me forcë të barabartë.

Demi
Nëse po kërkoni dikë që të bashkohet, qoftë në një lidhje romantike, qoftë në një kontekst biznesi, mos zgjidhni personin e parë që tregon interes! Mund të jetë lajkatar kur dikush bën përpjekje për të qenë pjesë e jetës suaj, por kjo nuk do të thotë gjithmonë se ata meritojnë të jenë atje.

Binjakët
Koha është gjithçka kur bëhet fjalë për çdo lloj marrëdhënieje, kështu që duhet të nxitoni për t’i realizuar gjërat! Shpresat dhe dëshirat tuaja, pa marrë parasysh sa të forta janë, nuk mund ta detyrojnë dikë të bëjë diçka që nuk dëshiron të bëjë, ose nuk është i gatshëm ta bëjë. Relaksohuni dhe përqendrohuni te diçka tjetër.

Gaforrja
Përdorni imagjinatën tuaj, ëndrrat tuaja më të gjalla dhe madje edhe fantazitë tuaja më të egra për t’ju ndihmuar të kuptoni disa situata. Ju keni qenë disi dyshues për dikë për një kohë të gjatë, por nuk keni qenë në gjendje të kuptoni pse. Sot është dita për të arritur në konkluzione.

Luani
Një çështje e diskutueshme mund të jetë duke shkaktuar një konflikt midis jush dhe dikujt që e doni, por a duhet të ndodhë kjo? Mendimet tuaja janë të rëndësishme dhe është e rëndësishme të mbroni mënyrën se si ndiheni, por a ia vlen të mërzisni dikë tjetër?

Virgjëresha

Besnikëria është një përbërës thelbësor i çdo miqësie, kështu që duhet të qëndroni pranë miqve tuaj kur përballeni me situata të çuditshme. Janë hedhur disa akuza dhe ju e dini se ato nuk janë të vërteta, ndaj tregoni guxim për t’i kundërshtuar ato.

Peshorja
Sot dikush që ju intereson shumë do të vijë te ju duke ju kërkuar ndihmë. Hapni zemrën dhe gjeni kohë për të bërë atë që duhet. Ju nuk mund të lejoni që çështjet tuaja t’ju pengojnë nga të qenit personi bujar dhe i dobishëm për të cilën miqtë ju njohin.

Akrepi
Sot keni më pak energji se zakonisht dhe do të jetë e lehtë për ju që të shpërqendroheni. Kjo nuk është një ditë e shkëlqyeshme për të bërë ndonjë hulumtim madhor, për të marrë pjesë në shumë takime, ose për të punuar vetëm në projekte.

Shigjetari
Duhet të ushtroni kreativitetin tuaj aq sa mundeni sot. Njerëzit do t’i përgjigjen mirë kësaj duke ju dërguar energji pozitive. Në fakt, ata mund të jenë aq të surprizuar nga ju, saqë mund t’ju kërkojnë bashkëpunime.

Bricjapi
Sot mund të shfaqeni shumë bezdisës në vendin e punës. Përpiquni të fokusoheni te punët tuaja, përndryshe mund ta gjeni veten në mosmarrëveshje. Sa i përket aspektit ekonomik, gjërat nuk duken shumë premtuese sot.

Ujori
Një nga njerëzit në jetën tuaj po kalon një periudhë emocionale jo të mirë. Gjeni kohën për të biseduar me atë. Kontributi juaj do të jetë shumë i nevojshëm dhe do të vlerësohet shumë. Në aspektin sentimental, po kaloni momente vetmie.

Peshqit
Komente shumë të paqarta të një shoku do t’ju krijojnë mendime gjatë gjithë ditës, të cilat do të ngrenë dyshime. Përpara se të dilni në konkluzione, përpiquni të sqaroheni. Në dashuri do të kërkohet më shumë sakrificë nga ju.

Share: