Indinjohet Vajza e Ruçit, pendohet se ka votuar Veliajn. Malaj: Mjaftistë të babëzitur

Kryesore Politikë Sociale

Ridvana Ruçi, vajza e kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruçi ka shprehur revoltë në rrjetet sociale ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo shkruan se administrata vendore ka dhënë leje për restorant në një hapësirë publike në pallatin ku banon. “Më iku truri, por kë të shaja. I thashë vetes ke pjesën tënde në këtë abuzim: Në fund të fundit ti ke votuar për këtë administratë dhe rri mbaji erë tani”, shkruan ajo në statusin e saj gjithë mllef për Erion Veliaj.

Ndër njerëzit që e ka mbështetur publikisht qendrimin e saj është Arben Malaj. Ky i fundit ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj Rilindasve në Partinë Socialiste.

Ja çfarë shkruan Malaj:

“Këta mendojnë se ligji janë ata. Ky është mentalitet sunduesish. Babëzi dhe arrogance. Kam mbi një vit që angazhohem publikisht kundër abuzimeve ekstreme me pushtetin, të këtyre mjaftisteve të babëzitur dhe arrogante (MBA). Aq hipokrite janë sa nuk sqarojnë publikun sepse flenë si “sheik” nëpët hotele luksoze, por bëjnë sikur zihen se kush e pagoi bashkia apo private”.

Statusi i plotë i vajzës së Gramoz Ruçit:

Shemti me te madhe se kaq nuk mund te bente administrata e pushtetit vendor: leje ndertimi dhene subjektit privat restorant para sheshit te pallatit (mgjse na eshte shitur si pjese funksionale ne banoreve te saj).

Leja e ndertimi referon shesh publik aksesin para hyrjes se objektit, gjasme per ndertim tende me siperf 120m2, por e sigurisht subjekti ka rrethuar 420m2 (nje teknalitet i vogel ky kush pyet per kaq pak!).

Subjekti ngre skelat gjigande direkt 5 dite pas dhenies se lejes, firma e ndertimit qe na e ka fut sa krahu i ka dhene deklarate pelqimi, mgjse gjithe pallati eshte shitur 100% dhe konsenti duhet te ishte nga ne banoret e saj dhe jo nga ndertuesi qe i ka shitur dyqanin, por pune e madhe.

Gjoben per administrimin e ambienteve te perbashketa e paguajme se konsiderohet se pallati eshte marre ne dorezim nga banoret, por ne kontekst te mos rregjistrimit te pallatit ndertuesi vijon ta quaje veten pronar per te ligjeruar abuzimin vandal te te gjitha paleve.

Me iku truri por ke te shaja, i thashe vetes ke pjesen tende ne kete abuzim: ne fund te fundit ti ke votuar per kete administrate dhe rri mbaji ere tani./gazetamapo

Share: