Ngjarje e rëndë në Tiranë, rrëmbehet një vajze 13-vjeçare sapo zbret nga furgoni i shkollës, policia vihet në ndjekje të autorit

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Një vajzë 13-vjeçare është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës.

Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” ose pranë zonës së njohur ndryshe si ish-fusha e aviacionit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet 13-vjeçaren dhe është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Share: