Tronditi kryeqytetin, gjendet 13-vjeçarja, e kishte stisur vetë historinë e rrëmbimit

Kronikë Kryesore

Merr fund ankthi! Gjendet 13-vjecarja, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se vajza u rrëmbye në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, nga një person i paidentifikuar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se vajza u gjet në një qendër tregtare duke konsumuar kafe me shoqërinë.

Po ashtu Bezat tha se 13-vjeçarja ishte gjetur nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe.

Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.

Share: