Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” në edicionin e tij të 17-të këtë vit do të prezantohet nga një emër shumë i njohur për të gjithë. Themeluesja e këtij festivali Zana Çela konfirmoi ekskluzivisht në “E Diell” se prezantuesja është Orinda Huta.
“Kam kaluar edhe unë vështirësi në jetë” rrëfeu Zana “dhe zgjidhjen e kam gjetur duke kërkuar brenda vetes sime”.
Si është raporti i Zanës më bashkëshortin e saj Benin dhe djalin, Dorin?
“Asnjëri prej tyre nuk ma bën “zap” në shtëpi, por ndihem gjithmonë fajtore me Dorin sepse më duket sikur s`jam nga ato nëna që ia plotësoj të gjitha. Jam më shumë mama jashtë shtëpisë sesa brenda saj ndërsa me bashkëshortin nuk ndihem aspak në faj” tha ajo.
Për marrëdhënien me Dorin dhe sidomos për përzgjedhjen e partneres së tij, Zana tha se nuk ka nevojë për instruksione nga ana e saj.
“Ah sa do dua unë partneren e tij pasi unë nuk kam gocë”- rrëfeu ajo. “Unë i them gjithmonë Dorit që ti duhet ta respektosh, vlerësosh shumë dhe se ajo duhet të ndjehet e përkëdhelura jote” ka përmbyllur rrëfimin e saj drejtoresha e TKOB-së.
Zana Çela përjetoi emocione të forta kur në ekran u shfaqën pamje kur ajo ishte fëmijë dhe këndonte në “Festivalin e Fëmijëve”. Njërën prej këtyre këngëve, “Na llogarisni edhe ne”, Çela vendosi ta këndojë në studio pas 40 vitesh e shoqëruar nga kori i fëmijëve./TCH