Koronavirusi: Përse Italia ka më shumë të infektuar se vendet e tjera europiane?

Aktualitet Sociale

Përhapja e shpejtë e Koronavirusit në rajonet veriore ka bërë që Italia të jetë në vendin e tretë për numrin e të infektuarve në të gjithë botën: përveç Kinës, ajo mbetet vetëm pas Koresë së Jugut (602 raste), duke kapërcyer Japoninë (ndalur në 135, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins).

Çështja e Italisë tani alarmon të gjithë Europën dhe veçanërisht vendet fqinje, Francën, Zvicrën dhe Austrinë të cilat po i ndjekin zhvillimet nga afër, për momentin pa panik, por pa përjashtuar rastin e masave të rrepta nëse situata përkeqësohet. Dhe tashmë ka prej atyre që, ndër më ekstremistët, që kërkojnë kontrolle kufitare, siç është udhëheqësja ultra-të djathtës përtej alpeve Marine Le Pen.

Në mbrëmje ishte Rumania ajo që njoftoi masat e para të kontrollit në Europë duke vendosur karantinën e detyrueshme për të gjithë personat që vijnë nga Lombardia dhe Veneto ose që kanë qenë në dy rajonet italiane në 14 ditët e fundit.

 

 

Ndërkohë një tren u bllokua në Brenner nga autoritetet austriake për dy raste të dyshuara të Koronavirusit në bord, i cili më vonë u tërhoq.

Pas më shumë se 150 të infektuar dhe 4 viktimave të regjistruara në vetëm 2 ditë, Italia është bërë një nga frontet kryesore në luftën kundër koronavirusit jashtë Kinës. Kulmi erdhi papritmas sepse, të paktën sipas versionit të komisionerit të urgjencës Angelo Borelli, “mjekët nuk ishin në gjendje të njihnin menjëherë simptomat e virusit”. Jo për shkak të “fajit” të punonjësve shëndetësorë, theksoi kreu i Mbrojtjes Civile, por për shkak të “vështirësisë” në identifikimin e simptomave.

Duke filluar nga Zvicra, ku rreth 68 mijë italianë shkojnë në punë çdo ditë, “Bazuar në situatën aktuale, nuk ka kufizime të hyrjeve”, shpjegoi Zyra Federale e Shëndetit Publik, e cila në të njëjtën kohë deklaron se “monitoron me kujdes situatën në Itali”. Dhe edhe nëse deri më tani nuk ka pasur të infektuar, autoritetet zvicerane konsiderojnë mundësinë e përhapjes edhe brenda konfederatës. Aq më tepër që disa politikanë vendas, siç është deputeti i krahut të djathtë të UDC, Tiziano Galeazzi, kanë bërë thirrje për kontroll të temperaturës për punonjësit ndërkufitar.

Populistët francezë ndjekin të njëjtat linja. “Herët a vonë do të na duhet të kontrollojmë kufijtë”, madje edhe me Italinë “nëse epidemia del jashtë kontrollit”, është kërkesa e Marine Le Pen drejtuar qeverisë. Në Francë janë konstatuar 12 raste (dhe 10 janë rikuperuar), por Ministri i Shëndetësisë Oliver Veran ka pranuar se situata “është e rëndë dhe nëse epidemia arrin në Europë” duhet të jemi “plotësisht operacional”.

Për këtë arsye ajo që ndodh në Itali është objekt i “vëmendjes”. Sidoqoftë, ajo përjashtoi mbylljen e kufijve (“nuk do të kishte kuptim, viruset nuk ndalen në kufijtë”), ndërsa Air France dhe hekurudhat SNCF normalisht vazhdojnë lidhjet e tyre me Italinë. Sidoqoftë, masa shtrënguese me Italinë janë adoptuar nga Izraeli.

Autoritetet kanë porositur që kushdo që ka qenë në Itali, Australi, Kinë dhe vende të tjera aziatikë të prekur nga Koronavirusi në dy javët e fundit dhe ka pasur temperaturë mbi 38 gradë, kollë, vështirësi në frymëmarrje ose simptoma të ngjashme do të duhet të kryejë kontrolle pas kthimit. Nga Brukseli, BE ndjek evolucionin e situatës dhe ka premtuar çdo mbështetje të mundshme. Ndërkohë, komisionerët për menaxhimin e krizës dhe shëndetin, Janez Lenarcic dhe Stella Kyriakides, janë duke punuar për masat, përfshirë ato financiare, për të luftuar epideminë. (ANSA)

Share: