Gjendet i masakruar në një pyll në Gjermani boksieri shqiptar, dali detajet e para

Aktualitet Kronikë Kryesore

I riu shqiptar qe u gjet i vrare dhe groposur në një pyll në Dolauer Heide, të Gjermanisë eshte boksier. 

Sipas asaj që shkruan “Bild”, viktima është 27-vjeçari Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Zbulimi i viktimës është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri.

Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë.

Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti”, u gjend ditën e djeshme në një pyll ku ishte ekzekutuar i mbuluar me gjethe dhe në një kanal të ujërave të zeza.

Share: