Ndonëse pritej që dje ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e shtyhu komunikimin për mediat për ditën e sotme. Ka qen vetë Tahiri ai që njoftoi shtyrjen e daljes së tij para mediave, ku do të sqaronte dhe vendimin e Krimeve të Rënda, për të shuar kështu edhe kureshtjen e madhe të opinionit publik.
“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë ?”, shkroi Tahiri dje.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi mbrëmjen e së enjtes të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik ndërkombëtar droge e korrupsion. Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.
Kujtojmë se pas vendimit të gjykatës pati shumë reagime nga kampet politike në vend por edhe ndërkombëtar. Kështu, Ambasada Amerikane reagoi për vendimin për Tahirin, duke e cilësuar shkurajues në raport me akuzat e ngritura, ndërsa shton se ata që shpërdorojnë besimin e publikut dhe shkelin ligjin duhet të përballen me patjetër me pasoja domethënëse.