TË DEHUR DHE PA LEJE DREJTIMI, NË PRANGA 7 SHOFERA

Aktualitet Kronikë Kryesore

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë drejtues automjetesh, katër prej tyre për drejtim të makinës në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë pa patentë.

Sipas policisë, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 27 për shpejtësi e 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Në rang  vendi janë vendosur 121 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit te mjetit, 42 të tjera për mos vendosje rripi te sigurimit.

Gjatë fundjavës, policia Rrugore kryen kontrolle të shumta për të shmangur aksidentet, për shkak se shumica e të rinjve frekuentojnë jetën e natës, dhe siç shifrat tregojnë, ende ka persona që e marrin timon në gjendje të dehur.

 

Share: