Dymbëdhjetë studentë në Itali kanë përfunduar me urgjencë në spital pasi shoferi ndaloi autobusin e shkollës dhe i vuri flakën.
Ousseynou Sy, me origjinë seleganeze, por me shtetësi italiane është autori i kësaj ngjarje. Ai lejoi çdo student të zbriste duke i kërcënuar se do vriste veten.
Incidenti ndodhi në San Donato Milanese, një qytet pranë Milanos. Në vendngjarje 47-vjeçari është arrestuar për vrasje dhe rrëmbime pasi shumica e studentëve ishin nën moshë.
Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë, por disa përfunduan në spital për shkak të trullosjes. Mediat e huaja thonë se e bëri këtë veprim për të protestuar për vdekjen e emigrantëve në Mesdhe.