Video/ Ja si përplaset gazetari nga truproja i kryeprokurores Arta Marku

Kronikë

Pamjet që shihni në videon e Tv A2 nuk lenë vend për shumë koment. Janë të rënda dhe të natyrisht të dënueshme. Një prej truprojave të kryeprokurores Arta Marku, shtyn dhunshëm gazetarin e Klan Plus, Renaldo Salianji. Ai thjesht po i drejton mikrofonin kryeprokurores dhe po tenton ta pyesë. Pra, ai thjesht është duke bërë punën e tij, ndërsa truproja i Markut sillet si gangster rrugësh edhe pse paguhet me para të taksapaguesve shqiptarë. Mirë që nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin, por së paku Arta Marku duhet të pastrojë eskortën e saj të shoqërimit nga roje si ky që shihni në video.

 

 

Share: