Vrasja në Vlorë, këta janë tre autorët e arrestuar

Aktualitet Kronikë

Këta janë tre të rinjtë e arrestuar në Vlorë për vrasjen e administratorit të njësisë Kotë. Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 19, 22 dhe 30 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin nga fshati Mavrovë në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, njofton policia e Vlorës.

Share: