Deklarata e Presidentit Ilir Meta që është gati të sakrifikojë mandatin e tij, për t’i dhënë fund krizës politike është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare si në Europë, ashtu edhe në SHBA. Gazeta prestigjioze “New York Times”, televizioni “Fox News”, “Washington Post”,”DailyMail”, si dhe shumica e agjencive të lajmeve të cilat kanë raportuar situatën politike në vend, kanë pasqyruar gjerësisht qëndrimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.
“Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet.