Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, deklaroi të premten se vendi do të mbajë zgjedhjet e parakohshme më 28 Prill. Këto do të jenë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë brenda 4 viteve të fundit.
Spanja ndërkohë do të shkojë para kutive edhe më 26 Maj, kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe ato europiane.
Në një fjalim mëngjesin e së premtes pas një takimi të kabinetit, lideri i Partisë Socialiste (PSOE) listoi arritjet e qeverisë së tij në këto 8,5 muaj, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe iniciativat ambientale.
Ai po ashtu bëri thirrje që vendi të mos mbetet peng i interesave partiake.
“Spanja u përket qytetarëve. Janë ata që do të vendosin nëse duan të hedhin një hap pas. Ne jemi për një shtet ku ka vend për të gjithë”, tha ai.