Kryeministri Edi Rama e cilëson si barbari, pabesi dhe turp atë që ndodhi mbrëmë mes protestuesve të opozitës që u rrahën me njëri tjetrin me shufra hekuri, ndërsa Sali Berisha akuzoi policinë e shtetit.
Rama ka shpërndarë pamjet që tregojnë qartësisht se protestuesit, Ymer Çela që është ish-bodigard i Sali Berishës dhe djali i tij, Erjoni nuk u godit nga Policia e Shtetit, por u rrahën me njëri tjetri me shufra hekuri në protestën e mbrëmshme të opozitës shqiptare që ishte e shtata dhe që degjeneroi në dhunë ndaj efektivëve dhe institucioneve, ndërsa në fund nuk kursen as njëri tjetrin.