Grabitja në Rinas, Salianji ka 6 pyetje: Pse bie erë të fëlliqur

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish-deputeti Ervin Salianji ka gjashtë pyetje për autoritetet pas grabitjes në aeroportin e Rinasit. Ai kërkon që qeveria të marrë përgjegjësinë dhe jo të pranojë dështimin.

Salianji shkruan se polici që ka qëlluar mbi grabitësin duhet të dekorohet, pasi çdo strukturë tjetër e sigurisë ka dështuar. Sipas tij, gjithë ngjarja bie erë të fëlliqur.

POSTIMI I SALIANJIT

Ministri i Brendshëm fajëson opozitën, Ministria e Transportit fajëson Kinezet, Rama fajëson mediat, po qeveri ka??!!
Nëse është polic ai që ka qëlluar në drejtim të grabitësve duhet të dekorohet, akti i tij është shumëfish heroik kur mendon që çdo strukturë tjetër e sigurisë ka dështuar dhe kur drejtuesit e policisë vendosen në shërbim të krimit!
Ministri dhe drejtuesit e policisë i tradhtojnë në detyrë punonjësit e ndershëm të policisë, drejtuesit e policisë janë në përdorim të krimit dhe shërbëtorë te tij, ata i përulen dhe paguhen nga banditët!
Fakti që qeveria nxjerr një ministre dhe pohon skandalin duke e deleguar tek kinezët a thua se ka dështuar sistemi i kamerave jo policia e shtetit dhe strukturat e sigurisë në vend jo vetëm që nuk amniston askënd por tregon papërgjegjshmërinë deri në dhimbje!
Nuk ka përgjegjësi pa ndëshkim!
Të pranosh dështimin nuk është baras me të marrësh përgjegjësinë.

Banditët kanë rriskuar jetën e qindra qytetarëve, duke hyrë deri në avion dhe askush nuk i ndali!
Pyetjet që ngrihen janë themelore:
Si mundet që në aeroport ndërkombëtar hyjnë dhe dalin banditë sikur të jenë në selinë e rilindjes?!
Si ka mundësi që banditët e dinë ekzaktësisht se kur ka shuma kaq marramendëse?!
Si e dinë bandat se ku hyjnë më lehtësisht në aeroport?
Si ka mundësi qe policisë i ikin nga sytë grabitësit ndërkohë që sipas ministrisë grabitësit janë qëlluar me armë?!
Si mund të mos zbulohen 10 milionë euro dhe tre njerëz të armatosur në një territor kaq të vogël?
Si ka mundësi që ndodhin grabitje përherë para datës se dekretuar të zgjedhjeve?!
Gjithë ngjarja bie erë të fëlliqur, akoma më shumë kur është ngjarje e përsëritur!
MB nuk ka strategji për luftën ndaj krimit, pasiguria e qytetareve është në nivele alarmante, nëse sulmohet aeroporti që është zona me e mbrojtur, imagjinoni pronat dhe jetët e qytetareve ne banesa apo në biznese se sa lehtësisht mund të goditen!
Kjo ngjarje më së paku tregon që krimi është në revansh dhe nuk ka frikë nga shteti ose më së shumti tregon dorëzimin e sovranitetit tek bandat dhe bashkëpunimi me to deri ne përfshirje të strukturave të qeverisë në grabitje!

Salianji Fb
Share: