Lleshaj: Protestat e verbra që godasin deputetë dhe institucione pengojnë policinë në luftën kundër krimit

Aktualitet Kronikë Kryesore

Në një shënim në twitter Lleshaj thotë se protestat e verbra që godasin deputetë dhe institucione pengojnë policinë që të merret me detyrën e tyre kryesore, luftën kundër krimit.

“Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat.

Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.

Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.

Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH ?????”- shkruan Lleshaj në facebook.

Share: