Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 18 vjeçarja Shqiponja Xhaferri e plagosur sot gjatë një aksidenti, e cila u transportua me helikopter drejt kryeqytetit. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan u përplas me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasoje u plagosen 8 persona, 1 prej tyre në gjendje të rendë i cili është dërguar po ashtu me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në mjetin tip “Volkswagen” udhetonte një çift te rinjsh nga fshati Toç i Tepelenës, Shqiponja Xhaferri, 18 vjeçe dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.