Moti sot, rikthehen reshjet e shiut

Kryesore Sociale

Ditën e sotme rikthehet sërish shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në disa zona të vendit mund të ketë edhe shtrëngata.

Dita e enjte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të vijnë në dendësim kryesisht në mesditë e pasdite.

Reshjet e shiut priten të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë fillimisht me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në zonën veriperëndimore.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut 2-10m/s, erë e vrullshme përgjatë vijës bregdetare deri në 20m/s.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rritje kryesisht në mesditë për shkak të erës jugore.

Me konkretisht:

Zonat malore 5°C deri në 19°C

Zonat e ulëta 6°C deri në 24°C

Zonat bregdetare 9°C deri në 23°C

Share: