Jorida Tabaku: Nesër nxjerrim provat, skandali që e detyroi të largohet drejtoreshën e ARRSH

Aktualitet Kryesore Politikë

Pak minuta pas doreheqjes se Sonila Qatos nga drejtimi i ARRSH, lajm te cilin e beri vete publik ne nje postim ne FB, ka ardhur reagimi i pare nga PD, permes ish deputetes Jorida Tabaku, e cila paralajmeron se diten e neserme (e premte) PD do nxjerre provat ” për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet”.

 

REAGIMI I TABAKUT NE FB:

Jorida Tabaku: Largimi i Sonila Qatos, pjesë e luftës së brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës. “Nesër nxjerrim provat”

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.

Share: