Rudina Hajdari ka deklaruar se kreu i Partisë Partisë Demokratike Lulzim Basha është i mirëpritur për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, deputetja hajdari shkruan se Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur.
Sipas saj kërkesat më në fund po gjejnë konsensus.
“Rezoluta një zëri gati, Reforma Zgjedhore po merr rrugën e duhur. Ftesa për opozitën jashtë për dialog, e mirëpritur nga të gjitha palët. Kërkesat më në fund po gjejnë konsensus. Pak orë dhe ditë na ndajnë nëse politika do t’i përgjigjet po 90% të për hapjen e negociatave…”, shkruan Hajdari.