Kërcënohet me mesazh Vjosa Osmani

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë Rajon/Botë

Dikush e ka kërcënuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, përmes një mesazhi në gjuhën angleze në rrjetin social Twitter

Burime të Gazetës Express kanë treguar se cak i këtij kërcënimi ka qenë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Por siç merr vesh Express, rastin në polici nuk e ka lajmëruar vetë Osmani, por dikush nga stafi i saj.

“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Express

Share: