Siguria ushqimore/Shkarkohen 3 drejtorët e AKU

Aktualitet Kryesore Sociale

Shkarkohen drejtorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve në Korçë Durrës dhe Tiranë.

Mësohet se shkak i shkarkimit të drejtorëve rajonalë është bërë performanca e keqe.

Sakaq, bëhet me dije se tre drejtorët e shkarkuar janë: Merita Mëçalla, Tiranë, Algert Mehalla, Korçë dhe Martin Jorgaqi, Durrës.

Bashkë me shkarkimin e drejtorëve janë të shkarkuar edhe disa inspektore të  AKU në Korçë, ndërsa të tjerë inspektorë kanë marrë masën pezullim nga puna.

Kohët e fundit siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes nga qytetarët dhe qeveritarët.

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama  kritikoi ashpër Agjencinë Kombëtare të Ushqimit, e cila sipas kreut të qeverisë nuk e ka kryer siç duhet misionin e saj.

Rama tha se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.

Share: