ZBARDHET AUTOPSIA, PSE VDIQ 25-VJEÇARJA PAS LINDJES

Kronikë Kryesore Sociale

Zbardhet autopsia e 25-vjeçares, Rexhina Debrozi, e cila ndërroi jetën ditën e djeshme 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas ekspertizës vdekja e së resë pas lindjes cezeriane ka ardhur nga koagulimi. Me fjalë të thjeshta koagulimi është mpiksje e gjakut, që e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

Nga të dhënat e dala nga ekspertiza mësohet se nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Nga ana tjetër familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e së afërmes së tyre. Sakaq, lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar dy mjekët Nikollaq Thano, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, kardiolog.

Ndërkohë ditën e sotme, mjekët e spitalit të Elbasanit kanë pezulluar të gjitha operacionet në shenjë proteste për arrestimin e kolegëve të tyre, duke u shprehur se ndihen të pasigurtë.

Share: