PS, PD dhe partitë në mes

Analizë Opinion

Nga Eduard Zaloshnja

Në tri zgjedhjet e fundit parlamentare, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është luhatur nga 1.55 milion në 2009-ën, në 1.75 milion në 2013-ën dhe 1.6 milion në 2017-ën.

Sidoqoftë, pesha elektorale e PS-së (me partitë satelite të saj, PSD, PDS etj.) ka mbetur mbetur stabël – 46.5% më 2009, 47.5% më 2013 dhe 48.5% më 2017.

Nga ana tjetër, pesha elektorale e PD-së (me partitë satelite të saj PR, PAA, PDK etj.) ka pësuar një rënie pikiatë – nga 46.5% më 2009, në 39.5% më 2013 dhe në 29% më 2017.

Dhe cilat parti kanë përfituar nga kjo rënie e peshës elektorale të PD-së dhe sateliteve të saj? Dy partitë në mes, të cilat kanë lëvizur sa nga njëri krah në tjetrin – LSI dhe PDIU.

Kështu, LSI-ja u rrit nga 4.5% më 2009, në 10.5% më 2013 dhe në 14.5% më 2017.  Ndërsa PDIU-ja u rit nga 1% më 2009, në 2% më 2013 dhe në 5% më 2017.

Grafiku i mëposhtëm e përmbledh qartazi historinë elektorale të dekadës së fundit në Shqipëri.

Shënim: PS-ja ka regjistruar rritje stratosferike vetëm në qarkun Kukës – nga 29% më 2009, në 49.7% më 2017. Sidoqoftë, për shkak të sistemit elektoral, ajo ka siguruar vetëm një mandat në këtë qark fare të vogël.

Share: