Humbi jetën pasi lindi fëmijë, ja shkaku i vdekjes së 25-vjeçares e cila u martua 10 muaj më parë

Kronikë Kryesore Sociale

Rexhina Debrova është 25-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në Elbasan, një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Mësohet se e reja ka humbur jetën për shkak të Trombolisë pulomonare, mbyllja e arterieve pulmonale (mushkërive).

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në spitalin e Elbasanit, ku pas lindjes mjeku gjinekolog ka konstatuar se e reja ka pasur aritmi, dhe ka kërkuar ndërhyrjen e mjekut kardiolog.

Ndërkohë familjarët e vajzës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

Ende nuk ka reagim nga spitali dhe as nga policia, ndërsa pritet që të dalë ekspertiza mjekoligjore për të p[përcaktuar shkaqet e vdekjes së 25-vjeçare.

Rexhina Debrova u bë sot nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë pas vetëm 10 muajsh martesë.

Share: