Caktohet data dhe ora e mbajtjes se protestes se radhes se opozites.
Burime nga PD-ja bejne me dije se detajet jane vendosur sot gjate mbledhjes se Kolegjit te Kryetarëve, i cili diskutoi për vijimin e aksionit opozitar.
Mesohet se data e protestes do te jete 11 maji dhe ora 18:30, ashtu si u zhvillua edhe protesta e fundit para Kryeministrise e me pas edhe para Kuvendit te Shqiperise.
Disa ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, demokratët vendosën të mos regjistrohen në zgjedhjet vendore nëse qeveria nuk do të plotësojë kushtet për proces të lirë dhe demokratik.
Basha ka paralajmëruar se pa largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore nuk do të ketë asnjë diskutim politik me PS-në.
Një qëndrim të njëjtë kanë mbajtur edhe partitë aleate në opozitë, të cilat kanë mandatuar kryetarët e partive për të negociuar me kreun e PD-së për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për zgjedhjet vendore.