Prej muajsh, po përflitet për një romancë të mundshme mes moderatores së njohur, Arbana Osmani, dhe regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.
E pavarësisht kësaj, ata të dy kanë vendosur që të mos reagojnë dhe të qëndrojnë në heshtje.
Por nëse i hidhni një sy profileve të tyre në rrjetet sociale, vihet re se ata komentojnë shpesh në fotografitë e njëri-tjetrit.
E kështu ka ndodhur edhe me foton që moderatorja ka publikuar ditën e sotme, ku Grishaj i komenton: “Mosss! Prandaj më paska ikur dielli nga Londra mua”.
Dhe Arbana duket se i përgjigjet me inat: “Shih mos të të ikë ndonjë kërmill nga pjata ty”.
Duke parë te profili i Eduartit në “Instagram” kuptojmë se ai ndodhet në Londër, ndërsa komenti që i bëri Arbanës lidhet me atë të bërë në publikimin e tij pak ditë më parë.
“Paska dalë diell në Londër”, i komenton moderatorja duke e shoqëruar me dy emoji me sy zemër, ndërkohë ai i përgjigjet: “Dielli këtu do dalë vetëm në 2023”.