“Ata që dëshirojnë të arrijnë suksesin, nuk kërkojnë për leje. Ata ndjekin atë çfarë u thotë zemra e tyre dhe bëjnë atë çfarë u thotë mendja e tyre.”
“Është e pamundur të ndryshosh të shkuarën, por është plotësisht e mundur të projektosh të ardhmen. Ndaj, mos u shqetëso për të shkuarën. Jetoje të tashmen dhe mendohu mirë për të ardhmen tënde.”
“Në jetë nuk kanë rëndësi lotët, por buzëqeshjet. Nuk ka rëndësi frika, por guximi. Nuk ka rëndësi dhimbja, por lumturia që fiton në fund të diçkaje të mirë.”
“Suksesi kërkon tri përkushtime nga ana e kujtdo prej nesh: të jemi të vendosur, të jemi të duruar dhe të mos lodhemi nga puna, sado e vështirë të na duket.”
“Mos kërko për dikë që mund të zgjidhë problemet e tua. Shko dhe shikohu në pasqyrë. Shikoje veten direkt e në sy. Aty ke për ta parë njeriun që do të zgjidhë problemet e tua. Ai je ti, ndaj besoji vetes dhe me guximin e duhur bëj gjithçka për të ecur përpara në jetë.”
“Qesh si fëmija. Ki besim si dielli. Fluturo si flutura dhe më beso, askush nuk ka për të të ndalur nga të qenurit i suksesshëm.”
“Nëse frika se je duke bërë gabime po qëndron për një kohë të gjatë në zemrën tënde, dije se nuk ke për të qenë asnjëherë një udhëheqës i mirë. Është e rëndësishme të kapërcesh frikërat e tua dhe të ndërmarrësh rreziqe me guxim.”
“Të mësosh të ndihmon të rritesh fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, ndaj mos u ndal asnjëherë së mësuari.”
“Gjithmonë pranoji kritikat me krahët hapur. Kritikat të bëjnë të kuptosh gabimet e tua. Kjo gjë do të të nxisë të punosh në mënyrë akoma më të efektshme.”
“Të jesh pozitiv në jetë ka një rëndësi shumë të madhe. Mendimet pozitive ju japin rezultate pozitive. Jini pozitivë në çdo gjë që bëni dhe do të jeni padyshim të suksesshëm.”