Dhjetë personat, që mund të kenë shkruar realisht veprat e Uilliam Shekspirit

Kritikë Letrare Kulturë Libri Shkencë & jetë

Çështja e autorësisë së veprave të Shekspirit, përfshin rreth 70-80 teori alternative, ndaj pikëpamjes tradicionale se Uilliam Shekspir i shkroi vetë veprat e tij. Ai lindi në një familje të shtresës së ulët, nuk ishte i arsimuar, dhe nuk kishte një rreth të madh shoqëror. Ndaj teoricienët besojnë se gati e pamundur, që ai të shkruante kryevepra të tilla. Ja cilat janë 10 nga teoritë më interesante, se kush mund të ketë qenë autori i vërtetë i veprave të tij.

  1. Fransis Bejkën

Bejkën ishte një filozof, shkrimtar, shkencëtar dhe historian i njohur i kohës së tij. Thuhet se ai ishte pjesë e një grupi më të gjerë, që synonte të minonte monarkinë britanike. Zbulimi i dokumenteve të vitit 1867 që përmbajnë esetë e Bejkën, dhe kopje të grisura të tragjedive “Rikardi II” dhe “Rikardi III”, si dhe referencat mbi Shekspirin, e përforcojnë më tej këtë teori.

  1. Kristofer Marlou

Thuhet se Kristopfer Marloi, u vra në një përleshje me thika në rrugë me disa të dehur, në majin e vitit 1593. Pra, ai vdiq para se Shekspiri të niste të botonte librat e tij. Teoricienë të ndryshëm pretendojnë se Marlou e falsifikoi atë natë vdekjen e tij,dhe filloi të botonte nën pseudonimin Uilliam Shekspir. Në fakt, edhe stilet e shkrimit të Marlou dhe Shekspirit, janë shumë të ngjashme.

  1. Ana Hethëuej

Bashkëshortja e Uilliam Shekspirit për 34 vjet, përmendet shpesh si shkrimtarja e vërtetë e trashëgimisë së Shekspirit. Ajo jetoi në një kohë, kur gratë nuk do të botoheshin. Edhe motrat Brontë, i botuan veprat e tyre me pseudonime burrash (Kurer, Elis, dhe Ekton Bell). Ndaj nuk është krejtësisht e pabesueshme, që Ana të ketë bërë të njëjtën gjë.

  1. Eduard De Ver

Eduard de Ver ishte Baroni i 17-të i Oksfordit. Rrethi i tij i gjerë shoqëror, dhe kontaktet e shumta, kishin më shumë gjasa të kenë ndikuar në temat e dramave të famshme. De Ver ishte i njohur në rrethet teatrore, dhe ishte një mbrojtës i një numri aktorësh. Mbështetësit e kësaj teorie, pohojnë se shumë prej përvojave të jetës së de Ver, janë shndërruar në shfaqje të tilla si Makbeti, Hamleti dhe Rikardi II.

  1. Henri Nevil

Diplomatin Henri Nevil, jetoi dhe punoi në Londër gjatë kulmit të karrierës letrare të Shekspirit. Studiuesi Xhon Kason, thotë se faktin se biblioteka e Nevil, është e mbushur me libra që kanë shënime rreth shfaqjeve të Shekspirit. Gjithashtu, pretendohet që Nevil, duke shërbyer në administratën publike, kishte përvojën e duhur për të përfshirë detajet ligjore, që Shekspiri i përdori në dramat e tij.

  1. Xhejmsi I

Ideja që monarku mbretëror i kohës së Shekspirit, të jetë autori i vërtetë i veprave, është paksa absurd. Por besimtarët e kësaj teorie, citojnë ndikimin e madh të mbretit, si dhe marrëdhëniet mes dy burrave. Tragjedia Makbeth, thuhet se është ndikuar nga libri i mbretit “Daemonologie & Reginald Scot’s”. Gjithashtu, personazhi i Bankos mendohet se bazohet tek një pasardhës i vërtetë i oborrit të Xhejmsit I.

  1. Ben Jonson

Në librin e tij “Kush shkroi në emër të Shekspirit?”, studiuesi Xhon Miçëll pohon se Xhonson, një shkrimtar i njohur në kohën e Shekspirit, ishte i përfshirë në shkrimin e veprës së parë të Shekspirit. Duket sikur Xhonsoni, kishte qasje brenda çdo sekreti të veprave të Uilliam.

  1. Sër Uollter Ralei

Ralei, ishte një nga figurat më të famshme të epokës elizabetiane, për shkak të ekspeditave të tij në Amerikë. Teoria që e lidh me Shekpirin, bazohet në faktin se shumë nga përvojat e tij jetësore, ishin të lidhura me veprat e mëdha të Shekspirit. Thuhet se Ralei, mund të ketë shkruar të gjitha veprat e Shekspirit, duke përdorur preudonimin Bard.

  1. Uilliam Shekspir

Natyrisht, ekziston edhe teoria se veprat e Uilliam Shekspirit, nuk u shkruan nga askush tjetër përveçse vetë Shekspirit. Pikëpamja universale, është se moria e provave të dokumentuara të emrit të tij, qoftë në veprat e tij, veprat e shkrimtarëve bashkëkohorë, apo në regjistrat zyrtarë të shtetit, dëshmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se Shekspiri ishte autori i vërtetë i veprave të tij.

  1. Një grup autorësh

Kjo teori u proozua fillimisht në vitin 1857 nga Delia Bejkën. Sipas tij, grupi drejtohej nga  Frensis Bejkën (nuk kishte lidhje gjaku me Delian), dhe përfshinte autorë të tjerë të dyshuar si Eduard de Ver dhe Uollter Ralei, të cilët mendohej se ishin të zhgënjyer me karrierat e tyre zyrtare, ndaj nisën të shkruanin nën një preudonim të përbashkët.

Kjo teori u avancua në vitin 1931, kur Xhilbert Slejtër, pretendoi në librin e tij “Shtatë Shekspirët”, se Frensis Bejkën, De Ver, Ralei, Uilliam Stenli, Kristofer Marlout, Meri Sidnej dhe Roxher Maners, ishin pjesë të së ashtuquajturës “Sindikata e Oksfordit”.

Listverse.com – Bota.al

Share: