Krijimi i grupeve të reja Parlamentare, reagon Soreca: Koha për dialog, opozita të shkojë në zgjedhje lokale

Politikë

Pas krijimit të grupeve të reja parlamentare, ku Rudina Hajdari u zgjodh si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, ndërsa nga LSI u zgjodh Nimet Musai, ka reaguar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca.

Ai është shprehur se është koha për dialog dhe se do të dëshironte që opozita të shkojë në zgjedhje lokale.


“Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Ne shpresojmë se opozita do të marrë pjesë në zgjedhje”, shprehet Soreca.

Share: