Policia e burgut ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ditën e sotme.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale O.S., i cili kishte shkuar në burgun e Fierit të takonte një shok, ndonëse kërkohej vete nga autoritetet shqiptare.
Pasi ka kontaktuar me rojet, policia e burgut ka ndaluar personin dhe më pas ka njoftuar IEVP-në e Fierit.
Ndërkaq, ende nuk dihet shkaku përse shtetasi O.S. ishte shpallur në kërkim.