PROFILI/ Stomatologu që jeton mes Shqipërisë e Kanadasë: Kush është i arrestuari për atentatin ndaj prokurorit Ndojit

Aktualitet Kronikë

Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajën.

Ai është kushëri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Redjan Rraja ka një klinikë dentare në Fushë Krujë dhe jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

 

 

 

 

I dyshuari për atentatin ndaj prokurorit Ndoji është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë ndaluar edhe për disa ngjarje të tjera në vitet e fundit.

Redjan Rraja ka qenë i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon (burri i motrës) në Tiranë në 1 maj 2016, kur ky i fundit u ekzekutua te lokal “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço, ndaj dhe u dënua me 8 muaj burg, për prishje provash.

Ai ndërkohë, është përmendur edhe në rastin e e Xhisiela Malokut, e cila e përmendi në një intervistë, pas denoncimit se ishte përdhunuar nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja.

“Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë “Na hape punë””, deklaronte Xhisiela Maloku.

Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej njerëzve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

Tashmë dentisti Rraja akuzohet për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Rrahja është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Share: