Përçahet LSI, KQZ i jep mandatin 4 deputetëve të rinj. Ja kush do zëvendësojë Haxhinaston, Kërpaçin, Braimllarin dhe Spahiun

Aktualitet Kryesore Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur mbledhjen për dhënien e mandateve për deputetët e rinj të LSI-së pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të kësaj force politike.

Mandati i parë i është dhënë kandidatit Edmond Rushaj, me 5 vota pro dhe asnjë kundër.

Pas tij, ne vote është hedhur kandidatura e Aurora Mara, e cila ka marrë mandatin e deputetes me 5 vota pro dhe asnjë kundër.

Mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, me 5 vota të KQZ ka marrë edhe Enver Roshi.

Share: