Ndërsa Astrit Patozi regjistroi pak minuta më parë partinë më të re opozitare, Bindja Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha dha një mesazh për të.
Ndërsa nënshkroi marrëveshjen për një koalicion të gjerë opozitar, Lulzim Basha tha prerë se në Shqipëri nuk do të ketë më qeveri false, drejtësi false dhe as opozitë false, duke iu referuar kështu partisë më të re të krijuar nga ish-deputeti Astrit Patozi.
REGJISTRIMI I BINDJES DEMOKRATIKE
Mësohet se Bindja Demokratike ka dorëzuar sot dokumentet në Gjykatën Civile në Tiranë, ndërkohë pritet regjistrimi i partisë së re në KQZ. Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi konfirmoi dje themelimin e kësaj force të re politike dhe tha se do të quhet “Bindja Demokratike”.
Mbledhja u zhvillua në një pallat pranë Liqenit Artificial në Tiranë ka zgjatur rreth 3 orë, ndërsa përveç Patozit aty është parë edhe ish-këshilltari demokrat Fabian Topollaj.
Ndërkohë Rudina Hajdari e cila u përfol se do të jetë pjesë e partisë së re, i ka uruar suksese krijimit të kësaj force të re politike dhe mohoi të jetë pjesë e saj.